Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 17, datë 30.01.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “E DREJTË PENALE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

VENDIM
Nr. 17, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “E DREJTË PENALE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “E Drejtë Penale”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Humane

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra

f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 35 – 100 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7





VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master Profesional në “E Drejtë Penale”, nuk i përmbush standardet e cilësisë për një sërë mangësish që lidhen me: strukturën kurrikulare dhe përmbajtjen e programit, infrastrukturën mbështetëse, kapacitetin e stafit akademik dhe burimet njerëzore.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “E Drejtë Penale” me elementët e mësipërm të mos hapet.

3.      Duke qenë se ky program studimi është hapur tashmë, me Urdhër Nr. 364, datë 04.09.2013 dhe ka aktualisht studentë, i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që të mos propozoj kuota pranimi në vijim për këtë program dhe të parashikojë mundësi transferimi të studentëve në proces, në programe të ngjashme në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë.