Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 169, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 169, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT  TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 33, datë 31.01.2012

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Privat Albanian University

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”  i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kushte dhe si i tillë vetëm për brezat e studentëve që kanë përfunduar studimet në vitet akademike 2012 – 2013; 2013 – 2014; 2014 – 2015 dhe 2015 - 2016.

3.      Për studentët që vijojnë studimet në programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, Institucioni duhet të plotësojë përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017 kushtet si më poshtë:

a.       Të rritet numri i pedagogëve efektivë me tituj e grada për të përmbushur standardin e mbulimit të70% të ngarkesës mësimore të programit të studimit dhe të përmirësohet duke rritur peshën e tyre në raport me personelin akademik me kontratë, qëështë në një numër relativisht të lartë;

b.      Të institucionalizohen bashkëpunime me institucione publike dhe private për realizimin e praktikave mësimore të studentëve dhe të krijohen bashkëpunime me institucione të arsimit të lartë brenda vendit;

c.       Të krijohen laboratorë të mirëfilltë dhe të posaçëm për programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni;

d.      Të plotësohen të gjitha dosjet e personelit akademik me kontratë me leje nga punëdhësi.

4.      Këshilli i Akreditimit rekomandon gjithashtu që të bëhen përpjekje për përmirësimin e kërkimit shkencor në rang departamenti në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe tërritet numri i botimeve në funksion të programit të studimit në bibliotekën e Institucionit.

5.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA pas paraqitjes nga Institucioni.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË