KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 169 datë 15.04.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI, me profil:
a. E Drejtë Biznesi (Business Law)
2. ADMINISTRIM BIZNESI, me profil:
a. Kontabilitet - Financë
3. ADMINISTRIM BIZNESI
4. ADMINISTRIM PUBLIK
5. E DREJTË BIZNESI (BUSINESS LAW)
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi” me profil E Drejtë Biznesi (Business Law); Master Profesional në “Administrim Biznesi” me profil Kontabilitet – Financë; Master Profesional në “Administrim Biznesi”; Master Profesional në “Administrim Publik”; Master Profesional në “E Drejtë Biznesi (Business Law)” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Tirana Business University”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Administrim Biznesi”, me profil E Drejtë Biznesi (Business Law) përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të paraqitet më e saktë tabela e personelit akademik për statusin e angazhimit të tyre.
·Të shikohet mundësia që pedagogët me kohë të pjesshme mos të mbulojnë lëndë në më shumë se 1 program studimi.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Administrim Biznesi” me profil Kontabilitet – Financë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të shikohet mundësi që lënda “Komunikimi i bzinesit” të zëvendësohet me ndonjë lëndë tjetër të profilit.
·Të shikohet mundësia që pedagogët me kohë të pjesshme mos të mbulojnë lëndë në më shumë se 1 program studimi.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet më e saktë tabela e personelit akademik për statusin e angazhimit të tyre.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Administrim Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Në vend të lëndës “Anglishte biznesi” mund të parashikohet përfshirja e ndonjë lëndë në profilin e Administrimit publik.
·Të paraqitet më e saktë tabela e personelit akademik për statusin e angazhimit të tyre.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “E Drejtë Biznesi (Business Law)”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të shikohet mundësia për të parashikuar më shumë se një lëndë të formimit Ekonomik.
·Të përfshihen në stafin akademik, më shumë pedagogë me tituj e grada.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Administrim Biznesi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të shikohet angazhimi në jo më shumë se një program studimi i pedagogëve.
·Të rishikohen edhe të riformulohen programet për disa lëndë, pasi disa lëndë janë të njëjta si në Masterin profesional ashtu dhe në atë shkencor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi, me profil:
a. E Drejtë Biznesi (Business Law) të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi, me profil:
a. Kontabilitet - Financë të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Publik të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë Biznesi (Business Law) të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim Biznesi të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________