Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 168, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 168, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT  TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Privat Albanian University

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kushte dhe si i tillë vetëm për brezat e studentëve që kanë përfunduar studimet në vitet akademike 2013 – 2014; 2014 – 2015 dhe 2015 – 2016.

3.      Për studentët që vijojnë studimet në programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” Institucioni duhet të plotësojë përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017 kushtet si më poshtë:

a.       Të shtohet stafi efektiv që mublon këtë program studimi për të arritur mbulimin e ngarkesës mësimore të paktën deri në masën 70% të saj.

b.      Të rritet numri i personelit akademik efektiv me tituj/grada shkencore.

c.       Të rritet numri i librave bazë në gjuhën shqipe për këtë program studimi.

d.      Të përfaqësohen studentët në organet vendimarrëse të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.

e.       Të kryhet një studim konkret tregu për mundësitë reale të punësimit të studentëve në këtë program studimi dhe më në përgjithësi në ato inxhinierike të ofruara nga AU.

4.      Këshilli i Akreditimit rekomandon gjithashtu që:

a.       Të zgjerohet dhe të rritet mbështetja për zhvillimin e kërkimit shkencor duke përfshirë dhe studentë në kërkimin shkencor.

b.      Të përcaktohen kritere për të përmirësuar cilësinë e studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

c.       Të bëhet më shumë përpjekje për pjesëmarrje në projekte kombëtare.

5.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË