Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 166 datë 15.04.2011 - SHLUP "Universiteti Marin Barleti"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 166 datë 15.04.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. MENAXHIM BIZNESI, me profilet:
a. Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
b. Menaxhim i burimeve njerëzore
c. Logjistikë dhe menaxhim operacional
d. Marketing strategjik
2. SHKENCA JURIDIKE, me profilet:
a. E Drejtë penale dhe kriminologji
b. E Drejtë e pronësisë intelektuale
c. E Drejtë publike
d. E Drejtë tregtare
3. STUDIME EUROPIANE, me profilet:
a. Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci
b. Politikat Europiane dhe Administrim Publik
c. Studime Ekonomike Europiane
d. E Drejtë Europiane
4. ADMINISTRIM PUBLIK, me profilet:
a. Administrativ - Ligjor
b. Administrativ - Ekonomik
5. KOMUNIKIM, me profilet:
a. Studime në Gazetari
b. Komunikim/ Studime në Gazetari Ndërkombëtare
c. Komunikim/ Marrëdhënie me publikun në nivel ndërkombëtar
6. KONTABILITET – FINANCË, me profilet:
a. Menaxhim Financiar
b. Shërbime financiare dhe bankare
c. Taksimi dhe ligji
d. Kontabilitet
7. ZHVILLIM I QËNDRUESHËM, me profil:
a. Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Biznesi” me 4 profile; Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me 4 profile; Master i Shkencave në “Studime Europiane”, me 4 profile; Master i Shkencave në “Administrim Publik”, me 2 profile; Master i Shkencave në “Komunikim” me 3 profile; Master i Shkencave në “Kontabilitet – Financë” me 4 profile dhe Master i Shkencave në “Zhvillim i qëndrueshëm” me 1 profil, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti “Marin Barleti””, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Menaxhim Biznesi” me profil: Menaxhim i sistemeve të Informacionit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të shikohet angazhimi i stafit akademik, e të mos jenë të angazhuar edhe në universitete të tjera.
· Të përputhet më mirë formimi i personelit akademik me lëndët të cilat ato i mbulojnë.
· Të riformulohen më mirë emërtimet e disa lëndëve.
· Të shikohet në disa lëndë organizimi i literaturës bazë duke e renditur sipas rëndësisë së literaturës dhe më pas Cikël leksionesh të përgatitur nga pedagogët përkatës.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Menaxhim Biznesi” me profil: Menaxhim i burimeve njerëzore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të shikohet angazhimi i stafit akademik, pasi ka pedagogë të angazhuar edhe në universitete të tjera.
· Të përputhet më mirë formimi i personelit akademik me lëndët të cilat ato i mbulojnë.
· Të shikohet në disa lëndë organizimi i literaturës bazë duke e renditur sipas rëndësisë së literaturës dhe më pas Cikël leksionesh të përgatitur nga pedagogët përkatës.
· Të përputhet më mirë literatura te lënda “Menaxhimi i kompetencave dhe lëvizshmëria” me përmbajtjen e lëndës.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Menaxhim Biznesi” me profil: Logjistikë dhe menaxhim operacional, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të shikohet angazhimi i stafit akademik, pasi ka pedagogë që janë të angazhuar edhe në universitete të tjera.
· Të shikohet në disa lëndë organizimi i literaturës bazë duke e renditur sipas rëndësisë së literaturës dhe më pas Cikël leksionesh të përgatitur nga pedagogët përkatës.
4. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Menaxhim Biznesi” me profil: Marketing strategjik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të shikohet angazhimi i stafit akademik, pasi ka pedagogë.
· Ka pedagogë të cilët mbulojnë 3-4 lëndë të ndryshme, prandaj të shihet ngarkesa e tyre.
5. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Shkenca Juridike”, me profile: E Drejtë penale dhe kriminologji, E drejtë e pronësisë intelektuale dhe E Drejtë publike, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përshtatet strukturimi i lëndëve/moduleve me objektivat formuese dhe emërtimin e diplomës pasi nuk mund të ekzistojë një master shkencor në “Të drejtë penale” i cili nuk trajton në një nivel më të avancuar se cikli i parë të drejtën penale.
· Të rishikohet plani mësimor pasi paraqet disa gabime, p.sh., në lëndët e formimit të specializuar është bërë gabim përllogaritja e orëve në auditor dhe jashtë tij në zbatim të udhëzimit nr 15 të MASH-it. Të rishihet ndarja e orëve në planin mësimor përsa i përket lëndëve të formimit të specializuar. Gjithashtu të rishihet dhe përcaktimi i orëve në auditor që i përkasin provës finale në përputhje me përcaktimet e udhëzimit Nr. 15 të MASH-it si dhe të specifikohen orët në auditor që i përkasin praktikës gjatë semestrit të dytë dhe të tretë. Të rishihet shpërndarja e orëve në auditor pasi ngarkesa e planifikuar në auditor gjatë semestrit të tretë është shumë e madhe.
· Të rishihet plani mësimor dhe të plotësohet me të gjitha format e mësimdhënie si dhe kreditet përkatëse sipas deklarimeve të bëra në planprogramin përkatës të çdo lënde.
· Të rishikohet programi i lëndës “Antropologji e ligjit” në mënyrë që emri të reflektojë më shumë përmbajtjen. Gjithashtu duhet të rishihet syllabusi i lëndës “Organizimi gjyqësor” me qëllim reduktimin e orëve në auditor që lidhen më organizimin e drejtësisë në vende të tjera dhe të trajtohen më shumë orë dhe tema lidhur me organizimin e gjyqësorit në Shqipëri.
· Të rishihet literatura e detyrueshme për të gjitha lëndët që të jetë në përputhje me orët për studim të pavaruar në secilën lëndë, pasi në disa lëndë është shumë e zgjeruar si psh. 8 tekste te detyrueshme te lënda “Antropologji e ligjit”. Të paraqitet literaturë bazë në disa lëndë, të cilat kanë vetëm cikle leksionesh të pedagogut. Të rishihen rastet kur për dy lëndë të ndryshme vendoset literaturë bazë i njëjti tekst. Rezulton se literatura e detyrueshme është në frengjisht, ndërkohë që studentët mund të mos kenë njohuri të kësaj gjuhe të huaj dhe gjuha e programit të studimit është deklaruar gjuha shqip.
· Të angazhohen pedagogë që kanë gradë shkencore Dr. dhe tituj.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Shkenca Juridike”, me profil: E Drejtë tregtare, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Në disa syllabuse të përfshihet edhe literaturë në gjuhën shqipe.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Studime Europiane”, me profil: Studime Ekonomike Europiane, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Ka lëndë të cilat si literaturë të detyruar paraqitesin Cikël leksionesh, detyrimisht të kenë literaturë.
· Të shikohet në disa lëndë organizimi i literaturës bazë dhe të renditet sipas rëndësisë së literaturës.
· Të paraqitet lista e pedagogëve e ndarë në pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
8. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Studime Europiane”, me profile: Politikat Europiane dhe Administrim Publik; Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci; E Drejtë Europiane, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Ka lëndë të cilat si literaturë të detyruar paraqitesin Cikël leksionesh, detyrimisht të kenë literaturë.
· Të shikohet në disa lëndë organizimi i literaturës bazë dhe të renditet sipas rëndësisë së literaturës.
· Të paraqitet lista e pedagogëve të ndarë në pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
9. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Administrim Publik” me profile: Administrativ – Ligjor dhe Administrativ - Ekonomik, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të rishikohet lëndët të cilat si literaturë të detyruar paraqesin Cikël leksionesh dhe për më tepër për disa lëndë literatura tjetër bazë është për nivelin e parë të studimeve.
· Të shikohet angazhimi i stafit akademik, pasi ka pedagogë që janë të angazhuar edhe në universitete të tjera.
· Të përputhet më mirë formimi i personelit akademik me lëndët të cilat ato i mbulojnë.
· Lënda “Ekonomiks i sektorit publik” është ekuivalente me lëndën “Financa Publike”, kështu që të rishikohet lënda “Financa publike të avancuara” dhe lënda “Ekonomiks i sektorit publik”, p.sh emërtimit duhet të jetë i ndryshëm.
· Të përputhet plotësisht emërtimi i lëndës “Financa publike të avancuar” me termin i avancuar, gjithashtu lënda “Ekonomiks i sektorit public”/ “Financa publike” në nivel Masteri Shkencor nuk mund të ketë tema me përmbajtje: Hyrje dhe sqarim të koncepteve bazë të nivelit të parë.
10. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Komunikim”, me profil: Studime në Gazetari, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
11. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Komunikim”, me profil: Komunikim/ Studime në gazetari ndërkombëtare, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet një kurrikul më e profilizuar për dy prej këtyre profileve të studimeve, ku pesha e lëndëve që ndërtojnë profilin të jetë deri diku e barabartë me atë të formimit të përbashkët.
· Të shikohet pesha e këtyre lëndëve përkundrejt të tjerave dhe të vendoset një pikë në rregullore e cila shmang çertifikimin me tre diploma masteri thjesht duke ndryshuar vetëm tre apo katër lëndë.
12. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Komunikim”, me profil: Komunikim/ Marrëdhënie me publikun në nivel ndërkombëtar, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet një kurrikul më e profilizuar për dy prej këtyre profileve të studimeve, ku pesha e lëndëve që ndërtojnë profilin të jetë deri diku e barabartë me atë të formimit të përbashkët, kjo pasi këto mastera diferencohen nga pak lëndë.
· Të përfshihen lëndë që kanë në fokus analizën e imazhit dhe simbolikën e imazhit përtej kufijve të kulturës sonë e ndërveprimit simbolik shqiptar.
· Të rishihen lëndët e “Etikës” dhe “Përformancës së sjelljes” pasi duhen zhvilluar në një nivel të mëtejshëm dhe në këtë program studimi.
13. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Kontabilitet - Financë”, me profil: Menaxhim Financiar, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Në disa lëndë të ketë literature dhe jo Cikël Leksionesh.
· Për lëndën “Financa e koorporatave” të saktësohet literature.
14. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Kontabilitet - Financë”, me profile: Shërbime financiare dhe bankare, Taksimi dhe ligji dhe Kontabilitet përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përputhet literatura me përmbajtjen e lëndëve.
· Të rishihet anagazhimi i pedagogëve të jashtëm, të cilët mbulojnë më shumë se sa një lëndë që ndryshojnë nga njëra tjetra.
15. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Msc në “Zhvillim i Qëndrueshëm”, me profil: Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet plani mësimor sipas tipit të veprimtarive dhe shpërndarjes së krediteve sipas elementëve të programit.
· Të plotësohen syllabuset në rubrikat: njohuritë paraprake që duhet të zotërojë studenti për çdo modul, ngarkesën mësimore të modulit sipas veprimtarive, ngarkesën e studentëve sipas të gjitha elementëve të programit.
· Të bashkangjiten dokumentacioni i CV-ve të stafit që do angazhohet në këtë program studimi me kohë të plotë dhe të pjesëshme.
· Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me IAL e huaj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim Biznesi, me profile:
a. Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
b. Menaxhim i burimeve njerëzore
c. Logjistikë dhe menaxhim operacional
d. Marketing strategjik
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Juridike, me profil:
a. E Drejtë tregtare të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikim, me profil:
a. Studime në Gazetari të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti “Marin Barleti””, për programet e studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me profil: E Drejtë penale dhe kriminologji; E Drejtë e pronësisë intelektuale; E Drejtë publike; Master i Shkencave në “Studime Europiane”, me profile: Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci; Politikat Europiane dhe Administrim Publik; Studime Ekonomike Europiane; E Drejtë Europiane; Master i Shkencave në “Administrim Publik” me profile: Administrativ – Ligjor dhe Administrativ - Ekonomik; Master i Shkencave në “Komunikim” me profil: Komunikim/ Studime në gazetari ndërkombëtare dhe me profil: Komunikim/ Marrëdhënie me publikun në nivel ndërkombëtar; Master i Shkencave në “Kontabilitet – Financë” me profile: Menaxhim Financiar; Shërbime financiare dhe bankare; Taksimi dhe ligji; Kontabilitet; Master i Shkencave në “Zhvillim i qëndrueshëm” me profil: Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________