Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 165 datë 15.04.2011 - SHLUP "Hëna e Plotë-BEDËR"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 165 datë 15.04.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (Bsc) në:
1. GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. MËSUESI, GJUHË ANGLEZE PËR ARSIMIN E MESËM
2. MËSUESI, GJUHË TURKE PËR ARSIMIN E MESËM
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. DREJTËSI, me profile:
a. E Drejtë penale
b. E Drejtë ndërkombëtare
2. SHKENCA KOMUNIKIMI, me profile:
a. Marrëdhënie me publikun
b. Gazetari
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”; Master Profesional në “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”; Master Profesional në “Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm”; Master i Shkencave në “Drejtësi” me 2 profile dhe Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi” me 2 profile, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “BEDËR”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të plotësohet numri i stafit të brendshëm për të mbuluar të gjithë lëndët;
·Të rishikohet ngarkesa e personelit akademik pasi ka pedagogë të mbingarkuar.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit Msc në “Drejtësi” me 2 profile: E Drejtë Penale dhe E Drejtë Ndërkombëtare, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të rishikohet numri i pedagogë pasi ka të tillë të cilët janë të mbingarkuar.
·Të parashikohen bashkëpunime me institucione të tjera me përvojë të gjatë brenda vendit.
·Në disa prej disiplinave të shtohet biblografia burimore vendase dhe e huaj për të rritur cilësinë e standarteve të programit të studimit.
·Disiplinat mund të përmbanin më shumë elementë krahasues që formojnë prirjen europiane të integrimit të vendit tonë.
·Në profilin E Drejtë Ndërkombëtare duhet të rishihet pozicionimi i disiplinave të tilla si: Krimi financiar; Mjekësia ligjore; E Drejtë Penale Evropiane; Krimi Kompjuterik; Avokati në procesin penal.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit Msc në “Shkenca Komunikimi” me 2 profile: Marrëdhënie me publikun dhe Gazetari, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të rritet numri i stafit të brendshëm, pasi është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha lëndët.
·Të shfrytëzohet përvoja shqipëtare në komunikim dhe massmedia e 20 viteve të fundit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Drejtësi”, me profile:
a. E Drejtë Penale
b. E Drejtë Ndërkombëtare të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi”, me profile:
a. Marrëdhënie me publikun
b. Gazetari
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________