REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 164, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe pas kërkesës me shkresë Nr. 115 Prot, datë 18.01.2016 të Institucionit “Kërkohet rishqyrtimi i Vendimeve të Këshillit të Akreditimit Nr. 111 dhe Nr. 112 datë 03.11.2015”, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencavenë “Stomatologji”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
d) Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5Vite/10 Semestra
g) Kredite (ECTS): 300 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Stomatologji” të akreditohet vetëm brezi i studentëve qëpërfundojnë studimet në vitin akademik 2015 – 2016. Në vijim, Institucioni nuk duhet të pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi.
2. Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Master i Shkencave në “Stomatologji”, të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Rishikimin e përbërjes së stafit akademik duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademikveçanërisht për mbulimin e lëndëve profesionale stomatologjike.
b. Tëpërmirësohet baza specifike stomatologjike (klinika e Fakultetit të Stomatologjisë) dhe tështohetnumri i pajisjeve për kryerjen e praktikave profesionale klinike në pacientë dhe praktikave para-klinike në fantomë dhe të krijohet mundësia për studentët për të vëzhguar dhe ndjekur punën në pacientë realë.
c. Tëriformulohet dhe të riorganizohet kurrikula e programit të studimit në përputhje me standardet përkatëse.
d. Të plotësohen dhe përputhen saktësyllabusete lëndëve me të gjithë elementët e kërkuar si dhe të shtohen orët e planifikuara për praktikat klinike profesionale.
e. Tësigurohen tekstet bazë për disa lëndë, veçanërisht të atyre të specialiteteve profesionale.
f. Të dokumentohetsaktëprocesi mësimor nësekretarinëmësimore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore për vitet e mëparshme akademike të programit të studimit (2011-12, 2012-13, 2013-14) dhe të plotësohet dokumentacioni për vitin akademik 2014-15.
Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË