REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 163, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Farmaci”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
d) Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 Vite/ 10 Semestra
g) Kredite (ECTS): 300 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” të akreditohet vetëm brezi i studentëve që përfundojnë studimet në vitin akademik 2015 – 2016. Në vijim, Institucioni nuk duhet të pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi.
2. Përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017 Institucioni për studentët që janë në vazhdim të programit të integruar të studimit Master i Shkencave në “Farmaci”, të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të ndërtohen ambiente specifiketë nevojshme për realizimin e punëve laboratorike veçanërisht për lëndët farmaceutike.
b. Të rishikohet e përmirësohet kurrikula e programit të studimit nëpërputhje të plotë me aktet ligjore e nënligjore.
c. Të rishikohet stafi akademik i përfshirë në këtë program studimi duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademikdhe në përputhje me fushën e lendeve kryesisht të lëndëve të formimit të thelluar dhe profesional farmaceutik. Në këtë kuadër Institucioni duhet të hartojë dhe një plan afat shkurtër për kualifikimin e stafit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
d. Të saktësohet dokumentacioni i ruajtjes së të dhënave të studentëve dhe tëplotësohet dokumentacioni mbi transferimet e studentëve.
e. Aktet rregullatorë të këtij programi studimi të rishikohen në përputhje me parashikimet e Statutit të Institucionit.
Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË