Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 161, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 161,  datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË,
BACHELORNË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe pas kërkesës me shkresë Nr. 115 Prot, datë 18.01.2016 të Institucionit “Kërkohet rishqyrtimi i Vendimeve të Këshillit të Akreditimit Nr. 111 dhe Nr. 112 datë 03.11.2015”, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të MinistraveNr.650, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”të akreditohet vetëm brezi aktual i studentëve që diplomohet në vitin akademik 2015 – 2016.

2.      Institucioni,për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Bachelor në “Infermieri”,përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Rishikimin e përbërjes së stafit akademik duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademik.

b.      Të rishikohet mbulimi i lëndëve duke përmirësuar përputhjen midis profilittë specialitetit tëpersonelit akademik efektiv me lëndët/modulet që mbulojnë si dhe reduktimin e numrit të lëndëve që mbulon çdo pedagog titullar.

c.       Tëkorrigjohen, rregullohen dhe respektohen procedurat për dokumentacionin e programit të studimit.

d.      Të hartohet një rregullore e mirëfilltë për strukturimin dhe funksionimin e NJBSC, Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Qendrës së Kërkimit Shkencor.

e.       Të krijohen marrëveshjebashkëpunimi me institucione spitalore ose ambulatore për realizimin e praktikës profesionale dhe mënyra e dokumentimit të saj.

Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon gjithashtu Ministrit të Arsimit dhe Sportit që Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi, deri në përmbushjen e kushteve si më lart

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË