Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 161 datë 15.04.2011 - SHLUP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 161 datë 15.04.2011

Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Laboratori”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Fizioterapi”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Farmacist” dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Imazherie”, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Laboratori”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Fizioterapi”; Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Farmacist” dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknik Imazherie”, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, të kryer në periudhën Tetor 2010 – Prill 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
a. Burimet Njerëzore dhe sistemi i shpërblimeve
·Të shtohet numri i ekspertëve dhe personelit akademik me përvojë dhe grada e tituj në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
b. Vendndodhja dhe infrastruktura
·Të plotësohet në vazhdimësi baza praktike dhe kontraktimi i disa prej shërbimeve të praktikës, të cilat nuk ofrohen nga UAT.
c. Burimet e limituara
·Të zgjerohen aktivitetet mësimore e veçanërisht në drejtim të kërkimit shkencor.
d. Sistemi organizativ dhe funksionimi i tij
·Të përmirësohet dhe institucionalizohet procesi i vendimmarjes dhe llogaridhënies, koordinimit të Senatit me strukturat e tjera drejtuese të UAT e të ndahen qartë përgjegjësitë dhe kompetencat mes strukturave të reja.
e. Përshtatja me metodologjinë e ofruar të mësimdhënies
·Studentët të orientohen drejt të mësuarit ndërveprues e përdorimit të teknologjive të reja të mësimdhënies.
·Të zhvillohen rregullisht analizat periodike për proceset e vlerësimit të cilësisë (vazhdimësi në monitorim dhe ndjekje e detyrave të lëna nga viti i mëparshëm).
·Të mbulohen të gjitha lëndët mësimore me tekste apo leksione më të detajuara.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Infermieri të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Teknik Laboratori të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Fizioterapi të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Teknik Farmacist të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Teknik Imazherie të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________