REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 160, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “FIZIOTERAPI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, dokumentacionin mbështetës dhe pas vizitës në Institucion të një përfaqësie të Këshillit të Akreditimit shoqëruar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 336, datë 13.08.2012
d) Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Të rekomandojë që programii studimit Bachelor në “Fizioterapi”,të akreditohet vetëm për brezine studentëve që kanë përfunduar studimet brenda vitit akademik 2015 – 2016.2. Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të rishikohete përmirësohet përbërjae stafit akademik të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademikduke rekrutuar staf me moshë më të re, me përvojë në fushën akademike dhe në profilin e programit të studimit në veçanti.
b. Të përmirësohet raporti midis personelit akademik efektiv dhe personelit akademik me kontratë.
c. Të përmirësohet biblioteka me literaturë ndihmëse dhe jo vetëm me literaturën bazë.
d. Tëparashikohen forma për pranimin e studentëve më cilësorë në këtë program studimi pasi rezultojnë me një mesatare jo të kënaqshme dhe me tregues të dobët të përparimit në vitet e studimit.
Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon gjithashtu Ministrit të Arsimit dhe Sportit që Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mos pranojë e regjistrojëstudentë të rinj në këtë program studimi, deri në përmbushjen e kushteve si më lart.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË