KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 160 datë 15.04.2011
Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë në Arkitekturë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Ekonomik (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Financë/Bankë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me: Diplomë e Nivelit të Parë në Arkitekturë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Ekonomik (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Financë/Bankë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka””, të kryer në periudhën Tetor 2009 – Mars 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të 7 Programeve të Studimit që përfundojnë me: Diplomë e Nivelit të Parë në Arkitekturë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Ekonomik (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Financë/Bankë (4 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Parë në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike), pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Fakultetet përkatëse dhe programet e studimit i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim:
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive do të shprehim edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
Për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative:
· Të harmonizohet më mirë sistemi amerikan i përdorur me atë europian në kuadër të procesit të Bolonjës.
· Të zgjerohet kompletimi i biblotekës me literaturë më të larmishme e me tirazh më të lartë.
· Të stimulohet më mirë puna individuale e studentit gjatë zhvillimit të procesit mësimor duke i dhënë përparësi orëve të veçanta të seminareve, prezantimeve me gojë, eseve të ndryshme, projekteve individuale e në grup etj.
· Të ketë një profilizim më të qartë të personelit akademik në fusha të caktuara në shërbim të rritjes së nivelit të mësimdhënies.
· Të koordinohet më mirë periudha e qëndrimit të profesorëve vizitues në mënyrë që të mos krijojmë mbingarkesa mësimore që vënë në vështirësi punën e studentëve.
Për programin e studimit “Ekonomik” Mësimdhënia
· Të harmonizohet më mirë orari dhe ngarkesa e mësimdhënies nga Profesorët e huaj.
· Të rritet punësimi i pedagogëve të kualifikuar.
Kërkimi shkencor
· Të hartohen programe të plota të kërkimit shkencor dhe të zgjerohet pjesëmarrja në projekte kërkimi në funksion të ekonomisë shqiptare.
Për programin e studimit “Financë/Bankë”
· Të pasurohet litaratura në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe të bëhet një bashkërendim më i mirë ndërmjet njohurive nga eksperienca botërore me ato që kanë të bëjnë me realitetin e ekonomisë shqiptare.
Për programin e studimit “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
· Të zgjerohet literatura shkencore me natyrë politike, diplomatike, sociale e historike vendase dhe e huaj në bibliotekë si nga larmia ashtu edhe nga tirazhi.
· Të stimulohet puna individuale e studenteve gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duke i dhëne përparësi orëve te veçanta të seminareve, prezantimeve me gojë dhe eseve te ndryshme.
· Të shikohet mundësia për shtimin e numrit të pedagogëve tё brendshëm dhe tё jashtëm për të siguruar nje mbulim tё plotë dhe më të mirë tё procesit mësimor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka””.
Institucioni: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Shkolla e Lartë “Epoka” të akreditohet.
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Shkolla e Lartë “Epoka” ë akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Arkitekturë (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Ekonomik (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Financë/Bankë (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________