Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 159 datë 25.03.2011 - SHLUP "Hëna e Plotë-BEDËR"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 159 datë 25.03.2011


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. DREJTËSI
2. SHKENCA KOMUNIKIMI
3. GJUHË DHE LETËRSI TURKE
Për Programin e Studimit që përfundon me:
1. TEOLOGJI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Shkenca Komunikimi”; Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”; dhe Programi i studimit në “Teologji” të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “BEDËR”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Drejtësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me argumentin: Përgjithësi objektivat e programit rezultojnë të realizueshme nisur nga vlera dhe cilësia e programit të studimit, në pikëpamje të kohëzgjatjes, emërtimit, numrit të lëndëve a moduleve të parashikuara, numrit të krediteve për secilën disiplinë, aspekteve burimore biblografike vendase e të huaj. Sigurisht që ky vlerësim nuk synon të mohojë përmirësimet e mundshme që mund ti bëhen programit të studimit me rastin e rishikimit të tij.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Shkenca Komunikimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me argumentin: Programi në tërësi shfaqet brenda normave të pranueshme, ndonëse ka vend për një përmirësim në faktorë cilësorë, ai mund të konsiderohet i kalueshëm dhe i aplikueshëm, duke u mbështetur në bindjen që si çdo program studimi do të përformojë një cilësi më të mirë me krijimin e përvojës.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit në “Teologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Drejtësi të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Komunikimi të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke të hapet
Programi i Studimit: Teologji të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________