Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 156, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 156, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT EPOKA


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Arkitekturë”
b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.565 datë 19.11.2012
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
g)      Kredite viti teorik (ECTS): 60 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga  Universiteti Epoka*
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI

1.      Programi i studimit Doktoratë në “Arkitekturë” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv. 

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Arkitekturë” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË