KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 155 datë 18.02.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI
2. PSIKOLOGJI
3. MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR
4. MËSUESI PËR CIKLIN E ULËT
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”; Bachelor në “Psikologji”; Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” dhe Bachelor në “Mësuesi për Ciklin e Ulët” të kërkuar nga Institucioni i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përcaktohen pedagogët që do të mbulojnë lëndët: Strukturat në shkencat kompjuterike; Struktura në shkencat kompjuterike; Arkitekturë kompjuteri; Hyrje në rrejet kompjuterike; TCP/IP; Interneti dhe teknologjitë e tij; English Composition; Technical English; Psikologjia; Database; Algoritmike; Dizenjimi i kompilatorëve; Rrjetet ëireless; Programim WEB; Organizimi dhe menaxhimi i të dhënave; Programim rrjetesh kompjuterike dhe Sistemet e operimit.
· Pedagogët që mbulojnë lëndët të cilat janë përcaktuar për këtë diplomë të jenë të brendshëm për Institucionin.
· Të detajohet programi dhe mënyra e zhvillimit të praktikës.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Psikologji”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Mësuesi për Ciklin e Ulët”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Ciklin e Ulët të mos hapet
Institucioni aplikues “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës për programin e studimit: Bsc në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.