Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 152 datë 18.02.2011 - SHLUP “Universiteti Europian i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 152 datë 18.02.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. SOCIOLOGJI – ANTROPOLOGJI SOCIALE
2. PSIKOLOGJI
3. GAZETARI – KOMUNIKIM
4. KOMUNIKIM – DIZAJN
5. INFORMATIKË EKOMONIKE, me profil
a. Financë dhe Bankë
6. INFORMATIKË EKOMONIKE, me profil
a. Menaxhim Biznesi
7. MARKETING
8. SHKENCA EDUKIMI
9. CIKLI I ULËT
10. CIKLI I ULËT PARASHKOLLOR
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. SOCIOLOGJI E APLIKUAR, me profile:
a. Anketim social-politik
b. Anketim tregu
2. DIZAJN GRAFIK, me profile:
a. Dizajn Televiziv
b. Art Grafik
3. INFORMATIKË E APLIKUAR, me profile:
a. Dizajn Grafik
b. Bazë të dhënash
c. Informatikë sociale
4. PSIKOLOGJI, me profile:
a. Psikologji zhvillimi në moshë të hershme
b. Psikologji shkollore
5. QEVERISJE E KOORPORATAVE
6. MËSUESI
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. SOCIOLOGJI – ANTROPOLOGJI SOCIALE
a. Sociologji
b. Antropologji sociale
2. PSIKOLOGJI, me profile:
a. Psikologji këshillimi
b. Psikologji shkollore
3. INFORMATIKË EKONOMIKE, me profile:
a. Administrim Biznesi
b. Financë dhe Bankë
4. SHKENCA EDUKIMI, me profile:
a. Studime Pedagogjike
b. Proceset edukativo-formuese
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, , të kërkuara nga SHLUP
“Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në
standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Sociologji – Antropologji Sociale”, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të
të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përfshihet literaturë në gjuhën shqipe.
 Lëndët si “Historia e mendimit sociologjik klasik dhe bashkëkohor”, “Feja, shoqëria dhe Ideologjia
dhe Politika”, “Probleme sociale” apo disi dhe “Shkrimi Akademik dhe Metodologjia” të riformulojnë
përmbajtjen e programit të tyre të lëndës, duke mbajtur parasysh disa kritere të domosdoshme të
kronologjisë së mendimit dhe të mekanizmit të përshkallëzimit të njohjes tek studenti.
 Të shikohet mundësia që lëndë të një formimi me mjaft peshë për këto disiplina si “Hyrje në
Ekonomi”, “Të drejtat e Njeriut”, “Politikat ekonomike” e tjerë të mund të karakterizohen së paku në
kategorinë C.
 Të rishikohet mbivlerësimin me kredite i disa lëndëve dhe ndoshta diferencimi në kredite i lëndëve
përkundrejt njëra – tjetrës.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Psikologji”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep
vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të rregullohet rubrika e disiplinave formuese të ngjashme ose integruese ku të mos jepen 8 lëndë për
të zgjedhur vetëm 2. Kjo rubrikë ka ngjashmëri me rubrikën e disiplinave formuese të zgjedhura. Kjo
rubrikë kërkon një rishikim të lëndëve që përfaqësojnë disiplinat formuese të ngjashme ose integruese
duke vendosur ato lëndë që kanë lidhje me njohuritë formuese psikologjike.
 Plani mësimor dhe programet e lëndëve të mos jenë shabllon, ku secili program ka 60 orë mësimi në
auditor dhe 90 orë studimi individual. Secili program, në bazë të specifikave të tij, mund të ketë
ngarkesa të ndryshme të orëve në auditor dhe të orëve për studim individual. E njëjta kërkesë vlen
edhe për numrin e krediteve për secilin program mësimor. Në përgjithësi programi ka 6 ECTS.
Diferencimi i krediteve sipas specifikave dhe ngarkesave të secilit program mësimor e bën më të plotë
programin e studimit. Por kështu dhe ngarkesa javore uniforme për secilin program në rapotin 3 orë
leksion dhe 1 orë seminar kërkon ndryshim në bazë të specifikave të secilës lëndë. Ka në programin
mësimor një fakt të tillë që një lëndë që është disiplinë formuese ka numër kreditesh të njëjtë me një
lëndë me zgjedhje (Psh: Lënda me zgjedhje “Histori Arti” ka 6 ECTS, po aq sa ka dhe lënda
“Psikologjia e komunikimit” që është lëndë që hyn te disiplinat e formimit karakterizues).
 Të paraqiten dosjet me CV përkatës të pedagogëve, nëse përputhet përgatitja profesional e
pedagogëve me lëndët me të cilat ata janë angazhuar.
 Të shprehet qartë se me çfarë literature mësojnë studentët. Ka disa programe ku pedagogu vendos si
literaturë për të mësuar stundetët vetëm tituj në gjuhë të huaj. Pedagogu nuk pasqyron në pikën e
literaturës faktin se ai mund të ketë përgatitur një cikël leksionesh në shqip që është bazuar mbi këto
literatura.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Gazetari - Komunikim”, përmbush pjesërisht standardet
e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Ka programe të lëndëve të cilat nuk i ndjekin standardet e template të miratuara nga vetë Institucioni
aplikues. Syllabusi i lëndës “Historia e medias”, nuk përmban objektivat e lëndëve dhe Literaturën
përkatëse për këtë lëndë.
 Lëndët “Elementë të komunikimit dhe Teoritë e komunikimit”, “Shkrim Raportim lajmi”,
“Multimedia dhe Media online” nuk kanë asnjë literaturë në gjuhën shqipe.
 Lënda “Komunikimi Organizativ” nuk përmbush kriteret e shkrimit të biblografisë.
 Lëndët “Hyrja në Psikologji”; “Antropologji”; “Histori arti”; “Integrimi dhe Institucionet e BE”;
duhet të konsultojnë literaturën shqipe në Biblotekën Kombëtare, pas viteve 90’ dhe botimet e
Institutit të Medias Shqiptare.
 Lënda “Anglisht” duhet të pasqyrojë kuadrin Europian të njohjes së gjuhëve të huaja dhe ESP sepse
studentëve të këtij programi studimi iu duhet anglishtia për qëllime speciale.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Komunikim – Dizajn”, përmbush standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me sugjerimet që:
 Të përcaktohen qartë fushat e studimit për ata studentë që aplikojnë dhe të vendosen kritere specifike
të pranimit në përputhje me kërkesat e këtij programi studimi (Grafik Dizajn).
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Informatikë Ekonomike” me profil: Financë dhe Bankë,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Informatikë Ekonomike” me profil: Menaxhim Biznesi,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë
arsye jep vlerësimin pozitiv.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Shkenca Edukimi”, përmbush pjesërisht standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përputhet emërtimi i programit të studimit me objektivat formues të tij.
 Të përputhet formimi akademik i disa pedagogëve me formimin e tyre.
 Të paraqiten lëndë me më pak literaturë, pasi ka disa lëndë ku literatura është e zgjeruar dhe nuk ka
dëshmi që studentët mund ta gjëjnë atë.
 Institucioni duhet të paraqesë një studim të tregut të punës të argumentuar me nevojat që ka vendi për
specialistë të kualifikuar në këtë drejtim
 Të rishihet shpërndarja e lëndëve në përputhje me Udhëzimet e Mash p.sh: për lëndën “Histori e
Artit” si diplinë të formimit karaktuese të programit.
 Të rishihen një pjesë e syllabuseve si p.sh: temat e kursit nuk janë të paraqitur me të njëjtin standart,
numri i javës nuk është i njëjtë për të gjithë syllabuset, etj.
 Institucioni të paraqesë një program të detajuar të aktiviteteve që do të zhvillohen në funksion të
praktikës mësimore, mënyrën e organizimit, institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë,
udhëheqësit, mësuesit mentorë, mënyrën e vlerësimit të studentëve, etj. Të paraqiten kontrata të
lidhura me institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë
 Të paraqitet rregullorja e veçantë e cila rregullon zhvillimi i praktikës mësimore, sikundër është
deklaruar në rregulloren e programit të studimit Neni 3 “Struktura e programit mësimor” pika 3.5.
 Të paraqiten kontratat e pegagogëve të brendshëm dhe lejet nga punëdhënësi për pedagogoët e
jashtëm.
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Cikli i Ulët” përmbush pjesërisht standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep
vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Ky program studimi është shumë i ngjashëm me programin e studimit Bsc në Shkenca Edukimi, ka
lëndë të cilat janë jashtë formimit të Mësuesisë së Ciklit të Ulët.
 Të zgjerohet Praktika në Institucione Arsimore pasi paraqitet vetëm për Vitin e III.
 Të përputhet emërtimi i programit të studimitme objektivat formues të tij
 Të përputhet formimi akademik i disa pedagogëve me formimin e tyre
 Të paraqiten lëndë me më pak literatura pasi ka disa lëndë ku literatura është e zgjeruar dhe nuk ka
dëshmi që studentët mund ta gjëjnë atë.
 Institucioni duhet të paraqesë një studim të tregut të punës të argumentuar me nevojat që ka vendi për
specialistë të kualifikuar në këtë drejtim
 Të rishihet shpërndarja e lëndëve në përputhje me Udhëzimet e Mash p.sh: për lëndën “Histori e Artit
dhe Histori bashkëkohore” si diplina të formimit karaktuese të programit.
 Të rishihen një pjesë e syllabuseve si p.sh: temat e kursit nuk janë të paraqitur me të njëjtin standart,
numri i javës nuk është i njëjtë për të gjithë syllabuset, etj.
 Për një formim më të mirë të një mësuesi të ciklit të ulët (Bachelor) duhet që të ketë lëndë metodike të
mësimdhënies dhe të mësimnxënies.
 Institucioni të paraqesë një program të detajuar të aktiviteteve që do të zhvillohen në funksion të
praktikës mësimore, mënyrën e organizimit, institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë,
udhëheqësit, mësuesit mentorë, mënyrën e vlerësimit të studentëve, etj. Të paraqiten kontrata të
lidhura me institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë
 Të paraqitet rregullorja e veçantë e cila rregullon zhvillimi i praktikës mësimore, sikundër është
deklaruar në rregulloren e programit të studimit Neni 3 “Struktura e programit mësimor” pika 3.5.
 Të paraqiten kontratat e pegagogëve të brendshëm dhe lejet nga punëdhënësi për pedagogoët e
jashtëm.
10. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Cikli i Ulët Parashkollor” përmbush pjesërisht standardet
e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përputhet emërtimi i programit të studimit me objektivat formues të tij.
 Të përputhet formimi akademik i disa pedagogëve me formimin e tyre.
 Të paraqiten lëndë me më pak literaturë, pasi ka disa lëndë ku literatura është e zgjeruar dhe nuk ka
dëshmi që studentët mund ta gjëjnë atë.
 Institucioni duhet të paraqesë një studim të tregut të punës të argumentuar me nevojat që ka vendi për
specialistë të kualifikuar në këtë drejtim
 Të rishihet shpërndarja e lëndëve në përputhje me Udhëzimet e Mash p.sh: për lëndën “Histori e
Artit” si diplinë të formimit karaktuese të programit.
 Të rishihen një pjesë e syllabuseve si p.sh: temat e kursit nuk janë të paraqitur me të njëjtin standart,
numri i javës nuk është i njëjtë për të gjithë syllabuset, etj.
 Institucioni të paraqesë një program të detajuar të aktiviteteve që do të zhvillohen në funksion të
praktikës mësimore, mënyrën e organizimit, institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë,
udhëheqësit, mësuesit mentorë, mënyrën e vlerësimit të studentëve, etj. Të paraqiten kontrata të
lidhura me institucionet ku do të zhvillohet kjo praktikë
 Të paraqitet rregullorja e veçantë e cila rregullon zhvillimi i praktikës mësimore, sikundër është
deklaruar në rregulloren e programit të studimit Neni 3 “Struktura e programit mësimor” pika 3.5.
 Të paraqiten kontratat e pegagogëve të brendshëm dhe lejet nga punëdhënësi për pedagogoët e
jashtëm.
11. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Sociologji e Aplikuar”, me 2 profile: Anketim socialpolitik
dhe Anketim tregu përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e
mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përcaktohen qartë fushat e studimit për ata studentë që aplikojnë dhe kreditet e njohura dhe të
nevojshme për t’u plotësuar prej studentëve që nuk vijnë nga fusha e sociologjisë apo antropologjisë
 Të shikohet literatura në dispozicion dhe të përfshihet literatura në gjuhën shqipe. Në disa raste është
shumë e limituar për të qenë dinjitoze për lëndën.
 Orët e praktikës duhet të trajtohen si orë të përcaktuara edhe në objektiva se çfarë do të zhvillojnë, jo
vetëm të shënohen si orë të praktikës.
 Mikroteza duhet vlerësuar me më shumë ECTS në mënyrë që të përbëjë një punë serioze kërkimore
dhe të përceptohet si e tillë dhe nga pedagogët dhe studentët, si puna më e rëndësishme e studentit.
12. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Dizajn Grafik”, me 2 profile: Dizajn Televiziv dhe Art
Grafik përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me sugjerimin që:
 Të përcaktohen qartë fushat e studimit për ata studentë që aplikojnë dhe të vendosen kritere specifike
të pranimit në përputhje me kërkesat e këtij programi studimi (Grafik Dizajn).
13. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Informatikë e aplikuar” me 3 profile: Dizajn Grafik; Bazë
të dhënash; Informatikë sociale, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos
kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të rishikohet personeli akademik i angazhuar në realizimin programit të studimit pasi pjesa më e
madhe e tij, rezulton personel akademik i brendshëm në Universitetin e Tiranës.
 Syllabuset e disa lëndëve, si p.sh “Analizë e serive kohore” dhe “Ekonometri”, kanë një përmbajtje të
njëjtë/të ngjashme, ku ndryshon vetëm emërtimi i tyre
 Profili: Dizajn Grafik: shumëllojshmëria e temave të ofruara anashkalon qëllimin e formatit të sistemit
klasik të lëndës dhe duhet të rikonceptohet duke ofruar lëndë që të kontribuojnë për formimin në këtë
profil
 Të specifikohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë Master profesional si dhe eventualisht
kreditet që duhet të plotësojnë
 Të rritet propocioni i seminarëve nën drejtimin e pedagogëve për lëndët në të cilat ky raport është 70%
me 30% në favor të leksioneve (të paktën të arrihet në një raport 60% leksion 40% seanca praktike)
 Të detajohet programi dhe mënyra e zhvillimit të stazhit/praktikës.
14. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Psikologji” me 2 profile: Psikologji e zhvillimit në moshë të
hershme dhe Psikologji shkollore, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet
e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të specifikohet emërtimi i masterit sepse është shumë global. Nga përmbajtja e lëndëve duket se masteri
është i orientuar në fushën e psikologjisë së zhvillimit të moshave shkollore
 Objektivat e masterit të limitohen.
 Master profesional duhet të jetë me një profil. Ndarja në dy profile nuk justifikohet (nuk mund të
pretendohet se profilizohet për psikologji shkollore vetëm me lëndët “Psikopatologjitë e moshës së
hershme dhe të adoleshencës” dhe “Teknikat e këshillimit të fëmijeve dhe të adoloshentëve”.
 Të sillen CV e pedagogëve që do të përfshihen në mësimdhënie në këtë program studimi. Pedagogë të
fushës së historisë dhe të edukimit pretendohet që të japin mësim në një lëndë tepër specifike në fushën e
psikologjisë si p.sh “Rritja dhe zhvillimi njerëzor” dhe “Teknikat e këshillimit”,
 Literatura e rekomanduar është vetëm në gjuhë të huaj ndërkohë që studimet do të zhvillohen në gjuhën
shqipe. Të përcaktohet se çfarë do t’u jepet studentëve në gjuhën shqipe dhe si do të sigurohet literatura
në gjuhë të huaj për secilin student. Vihet re se në të gjithë syllabuset që lidhen me module në
psikologjinë e zhvillimit përdoret të njëjta tekste të huaja që kanë karakter hyrës dhe që zhvillohen në
nivelin Bachelor në perëndim. Të rishikohet kjo literaturë.
 Lënda “Rritja dhe zhvillimi njerëzor” është pjesë e detyrueshme e ciklit të parë të studimeve në psikologji
kështu që nuk duket me vend të përfshihet. Ndërkohë ajo mund të ketë paralelizma me lëndët e tjera për
zhvillimin fizik, kognizitiv, socialemocional në foshnjëri dhe fëmijëri që do të zhvillohen në këtë
program.
 Të bëhen ndryshime në lëndët me zgjedhje në përputhje me drejtimin e masterit. Lënda “Antropologji
social kulturore”, “Toeri të aplikuara të komunikimit”; “Filozofi edukimi”; “Historia e edukimit dhe
institucioneve” japin njohuri të formimit të përgjithshëm që nuk janë në natyrën e këtij programi.
 Përcaktimi i krediteve të bëhet në mënyrë të diferencuar sipas rëndësisë së lëndëve.
 Plani mësimor të ndahet në semestra
 Të specifikohen fushat e studimit që pranohen në këtë program në përputhje me kriteret për kalimin nga
programet e ciklit të parë në programet e ciklit të dytë.
15. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Qeverisje e Koorporatave” përmbush standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
16. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Mësuesi” përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim
përfundimtar:
Kushtet:
 Të përputhet emërtimi i programit të studimit me objektivat formues të tij.
 Të rishqyrtohen lëndë të cilat jepen edhe në programet e studimit Bachelor të cilat janë jashtë
objektivave formuese të programit të studimit
 Të rishqyrtohen lëndë të kërkimit pasi ky program studimi është Master Profesional
 Të përputhet formimi akademik i disa pedagogëve me formimin e tyre.
 Të paraqiten lëndë me më pak literaturë, pasi ka disa lëndë ku literatura është e zgjeruar dhe nuk ka
dëshmi që studentët mund ta gjëjnë atë.
 Të paraqiten kontratat e pegagogëve të brendshëm dhe lejet nga punëdhënësi për pedagogët e jashtëm,
pasi Koordinatori i programit është zëvendës Rektori i Universitetit të Durrësit dhe Dekani i Fakultetit
të Shkencave të Edukimit.
 Të paraqiten të dhëna për Praktikën profesional për mënyrën se si do të realizohet ajo.
17. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Sociologji – Antropologji Sociale”, me 2 profile:
Sociologji dhe Antropologji Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
18. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Psikologji”, me 2 profile: Psikologji këshillimi dhe
Psikologji shkollore përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me
sugjerimet që:
 Të specifikohet qartë “tregu i pritshëm i punës” për “Psikologji këshillimi” dhe “Psikologji
Shkollore” pasi ato ndryshojnë nga njëra – tjetra.
 Të parashikohen kritre pranimi për studentët si nota mesatare dhe njohje të gjuhës angleze.
 Të përfshihen literaturë në gjuhën shqipe.
 Nuk janë paraqitur kontratat e pedagogëve dhe ka pedagogë të cilët nuk janë në fushën e tyre
përkatëse.
19. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Informatikë Ekonomike” me 2 profile: Administrim
Biznesi; Financë dhe Bankë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
20. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Shkenca Edukimi”, me 2 profile: Studime Pedagogjike;
Proceset Edukativo - Formuese, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e
mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të rishikohen lëndë të cilat nuk përputhen me objektivat formuese të programit të studimit si p.sh
“Sociologjia Politike”; “Histori Edukimi dhe Institucionet Arsimore”; “Histori e Pedagogjisë”;
“Politikat e Indentitetit”; “Integrimi i politikave të zgjerimit të BE”; etj.
 Të përputhet formimi akademik i disa pedagogëve me formimin e tyre.
 Të paraqiten lëndë me më pak literaturë pasi ka disa lëndë ku literatura është e zgjeruar (deri në 37
teskte për një lëndë) dhe nuk ka dëshmi që studentët mund ta gjëjnë atë.
 Të paraqiten kontratat e pegagogëve të brendshëm dhe lejet nga punëdhënësi për pedagogoët e jashtëm
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin
e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Komunikim – Dizajn”
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me profil:
a. Financë dhe Bankë
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me profil:
a. Menaxhim Biznesi të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Marketing” të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Dizajn Grafik”, me profile:
a. Dizajn Televiziv
b. Art Grafik
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Qeverisje e Koorporatave”
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Sociologji – Antropologji Sociale”
a. Sociologji
b. Antropologji Sociale
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile:
c. Psikologji këshillimi
d. Psikologji shkollore
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, me profile:
a. Administrim Biznesi
b. Financë dhe Bankë
të hapet
Institucioni aplikues “Universiteti Europian i Tiranës”, për programet e studimit të aplikuara të Ciklit të Parë dhe
programet e aplikuara të Ciklit të Dytë: Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale” ; Bachelor në “Psikologji”;
Bachelor në “ Gazetari – Komunikim” ; Bachelor në “Shkenca Edukimi”; Bachelor në “Cikli i Ulët” ; Bachelor në
“Cikli i Ulët Parashkollor” ; Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar” me 3 profile ; Master Profesional në
“Sociologji e aplikuar” me 2 profile; Master Profesional në “Psikologji” me 2 profile ; Master Profesional në
“Mësuesi”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi” me 2 profile; pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për
secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën
për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.