Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 151 datë 18.02.2011 - SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 151 datë 18.02.2011
Për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë i Nivelit të Parë në Bachelor të Institucionit të Lartë të Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi dokumentacionin dhe korespondencën me MASh, anullon vendimin Nr. 126 datë 03.12.2010 dhe mori në shqyrtim propozimin për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në “Ekonomi – Menaxhim” dhe Diplomë e Nivelit të Parë në “Ekonomi – Financë” të kërkuar nga Institucioni i Lartë i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në Dizajn Ekonomi - Menaxhim, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
 Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në Dizajn Ekonomi - Financë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi – Menaxhim miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi – Financë miratohet i riorganizuar
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.