Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 15, datë 30.01.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “E DREJTË NË EKONOMI” DHE DOKTORATURË NË “FILOLOGJI E ZBATUAR DHE KRAHASUESE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

VENDIM
Nr. 15, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “E DREJTË NË EKONOMI” DHE DOKTORATURË NË “FILOLOGJI E ZBATUAR DHE KRAHASUESE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programeve të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Doktoraturë në “E Drejtë në Ekonomi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Humane

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite

f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS (viti i parë i studimeve të thelluara)

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5 – 15 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8



a)      Emërtimi i programit: Doktoraturë në “Filologji e zbatuar dhe krahasuese”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

l)        Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Humane

d)     Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite

e)      Kredite (ECTS): 60 ECTS (viti i parë i studimeve të thelluara)

f)       Forma e studimi: me kohë të plotë

g)      Gjuha e studimeve: Shqip

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5 – 15 studentë

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

Programet e studimit Doktoraturë në “E Drejtë në Ekonomi” dhe Doktoraturë në “Filologji e zbatuar dhe krahasuese”, nuk përmbushin disa nga standardet shtetërore që lidhen me: stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij, raportin udhëheqës/student si dhe infrastrukturën mbështetëse për realizimin e programeve të studimit.

Për këto arsye KA jep vlerësimet përfundimtare si më poshtë:


1.      Për programin e studimit Doktoraturë në “E Drejtë në Ekonomi”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.

2.      Për programin e studimit Doktoraturë në “Filologji e zbatuar dhe krahasuese”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.