KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 147 datë 18.02.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (Mp) në:
1. GUIDË TURISTIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master Profesional në “Guidë
Turistike” të kërkuar nga Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit
teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e
vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Guidë Turistike”, përmbush pjesërisht standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave do
të jepet vlerësimi përfundimtar:
Kushtet:
· Pjesa më e madhe programit të lëndëve nuk përmbush kriteret e miratuara nga KA, p.sh mungojnë
kriteret dhe format e vlerësimit të studentëve, mungojnë synimet, përshkrimi i lëndës është në mënyrë
shumë skematike dhe literatura në disa lëndë (P.sh Histori e Artit Shqiptar) paraqitet vetëm në gjuhën
angleze, kjo lëndë ka 40 referenca dhe asnjë nuk është në gjuhën shqipe.
· Dihet botërisht që Hospitality (Guidë Turistike) pranohen studentë të cilët kanë zotërim të gjuhës së
huaj sipas kuadrit të përbashkët Europian për gjuhët e huaja në nivelin C2 (në anglisht ose në
frëngjisht). Përvoja shqiptare e AlbTurizmit pranonte studentë me kohë të pjesshme vetëm të degëve
frëngjisht dhe anglisht, ndërsa ata që ishin me kohë të plotë kishin në zotërim diplomë të dy gjuhëve të huaja.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Fakulteti i Histori – Filologjisë, Universiteti i Tiranës, për programin e studimit:
Master Profesional në “Guidë Turistike”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program
studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën
për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.