VENDIM
Nr. 14, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “EKONOMIKS”, DOKTORATURË NË “FINANCË”, DOKTORATURË NË “MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programeve të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit:
1. Doktoraturë në “Ekonomiks”
2. Doktoraturë në “Financë”
3. Doktoraturë në “Menaxhim”
b) Cikli i studimit: Cikli i Tretë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite
f) Kredite (ECTS): 60 ECTS (viti i parë i studimeve të thelluara)
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5 – 15 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI:
Programet e studimit Doktoraturë në “Ekonomiks”, Doktoraturë në “Financë” dhe Doktoraturë në “Menaxhim”, nuk përmbushin disa nga standardet shtetërore që lidhen me: stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij, raportin udhëheqës/student si dhe infrastrukturën mbështetëse për realizimin e programeve të studimit.
Për këto arsye KA jep vlerësimet përfundimtare si më poshtë:
1. Për programin e studimit Doktoraturë në “Ekonomiks”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
2. Për programin e studimit Doktoraturë në “Financë”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
3. Për programin e studimit Doktoraturë në “Menaxhim”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
Këshilli i Akreditimit