REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 137, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES ARTI”,TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësues Arti”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arteve të Bukura
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Mësues Arti”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Mësues Arti” me elementët e mësipërm të hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË