Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 136, datë 18.02.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM ENERGJIE”,TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 136, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM ENERGJIE”,TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim energjie”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës

d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7



VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhim energjie”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhim energjie” me elementët e mësipërm të hapet.



KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË