Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 134, datë 18.02.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË LABORATORI MJEKËSOR”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 134, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË LABORATORI MJEKËSOR”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë laboratori mjekësor”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f)       Kredite (ECTS): 180 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Teknikë laboratori mjekësor”, pas plotësimeve të bëra nga Institucioni me kërkesë të Këshillit të Akreditimit në mbledhjen e tij të datës 02.11.2015, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj programi studimi.
2.      Mbështetur në sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Teknikë laboratori mjekësor” me elementët e mësipërm të hapet.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË