KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 133 datë 21.12.2010
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i
Nivelit të Dytë në “Sociologji” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në
“Komunikim Marrëdhënie Publike” me 2 profile; Master i Nivelit të Parë në
“Marrëdhënie Publike” me 2 profile; Master i Nivelit të Dytë në “Shkenca
Komunikimi” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në “Shkenca Politike” me 2
profile; Master i Nivelit të Parë në “Shkenca Politike” me 2 profile; Master i Nivelit
të Dytë në “Shkenca Politike” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në
“Marrëdhënie Ndërkombëtare” me 2 profile; Master i Nivelit të Parë në
“Marrëdhenie Ndërkombëtare - Diplomaci” me 2 profile; Master i Nivelit të Dytë në
“Marrëdhenie Ndërkombëtare” me 4 profile; Master i Nivelit të Dytë në “Financë”
me 4 profile; Master i Nivelit të Parë në “Banka dhe Sigurime” me 3 profile;
Master i Nivelit të Parë në “Marketing” me 3 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në
“Administrim Biznesi” me 3 profile; Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim Biznesi”
me 3 profile; Master i Nivelit të Dytë në “Menaxhim” me 4 profile; Diplomë e
Nivelit të Dytë në “Financë Bankë” me 2 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në “E
Drejtë Private dhe Biznesi” me 2 profile; Master i Nivelit të Dytë në “E Drejtë
Private” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike dhe
Ndërkombëtare”; Master i Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike” me 4 profile;
Master i Nivelit të Parë në “Drejtësi” me 3 profile; Master i Nivelit të Dytë në
“Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm” me 4 profile, të Institucionit të Arsimit të
Lartë Privat “Universiteti Europian i Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit të
Ciklit të Dytë, Diplomë e Nivelit të Dytë dhe Master i Nivelit të Parë (renditur më
lart) dhe Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë, Master i Nivelit të Dytë
(renditur më lart), të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Universiteti Europian
i Tiranës ”, të kryer në periudhën Tetor - Nëntor 2010, mbështetur në raportet e
vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike
të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv për
Programet e Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Sociologji” me 4 profile;
Diplomë e Nivelit të Dytë në “Komunikim Marrëdhënie Publike” me 2 profile;
Master i Nivelit të Parë në “Marrëdhënie Publike” me 2 profile; Master i Nivelit të
Dytë në “Shkenca Komunikimi” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në
“Shkenca Politike” me 2 profile; Master i Nivelit të Parë në “Shkenca Politike” me
2 profile; Master i Nivelit të Dytë në “Shkenca Politike” me 4 profile; Diplomë e
Nivelit të Dytë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” me 2 profile; Master i Nivelit të
Parë në “Marrëdhenie Ndërkombëtare - Diplomaci” me 2 profile; Master i Nivelit të
Dytë në “Marrëdhenie Ndërkombëtare” me 4 profile; Master i Nivelit të Dytë në
“Financë” me 4 profile; Master i Nivelit të Parë në “Banka dhe Sigurime” me 3
profile; Master i Nivelit të Parë në “Marketing” me 3 profile; Diplomë e Nivelit të
Dytë në “Administrim Biznesi” me 3 profile; Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim
Biznesi” me 3 profile; Master i Nivelit të Dytë në “Menaxhim” me 4 profile;
Diplomë e Nivelit të Dytë në “Financë Bankë” me 2 profile; Diplomë e Nivelit të
Dytë në “E Drejtë Private dhe Biznesi” me 2 profile; Master i Nivelit të Dytë në “E
Drejtë Private” me 4 profile; Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike dhe
Ndërkombëtare”; Master i Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike” me 4 profile;
Master i Nivelit të Parë në “Drejtësi” me 3 profile; Master i Nivelit të Dytë në
“Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm” me 4 profile, pasi janë në përputhje me
standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit i kanë
përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin
tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me
dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
· Të forcohet roli i strukturave kontrolluese për rritjen e efektivitetit sidomos në fushën e kërkimit shkencor.
· Në departamente të krijohen grupet mësimore kërkimore si njësia bazë për të
menaxhuar më mirë si mësimdhënien ashtu edhe aktivitetin kërkimor.
· Fakulteti/Departamentet të shohin me përparësi rritjen e shkallës së
kualifikimit të personelit akademik, që të gjithë titullarët e lëndëve të kenë
gradën shkencore doktor.
· Institucioni të punojë për punësimin me kohë të plotë të personelit të
brendshëm dhe të mos lejojë dypunësimin me kohë të plotë.
· Të aktivizohen më shumë ekspertë, edhe me statusin e “guest speaker”, për të
realizuar më mirë shkëmbimin e përvojave edhe me universitetet e tjera por edhe me ekonominë.
· Në të gjitha programet të mos lejohet dhënia nga një titullar e më shumë se dy lëndëve.
· Te behet i detyrueshem disponomi i materiali bazë (leksione të shkruara) në shqip.
· Të normohet numri i faqeve të leksioneve të shkruara në rreth 10-15 faqe për leksion.
· Të rishikohet profilizimi më i qartë i disa planeve mësimore si psh., te
programi “MNP Shkenca Komunikimi”, “MND Marrdhënie Ndërkombëtare”, etj.
· Kurikulat të përcaktojnë më qartë dhe më thjeshtë literaturën bazë të
detyruar, pasi në disa lëndë ajo është e mbingarkuar.
· Të shikohet mundësia e ngarkesave në planet mësimore për ta bërë më
intensiv procesin e angazhimit të studentit (diferencime në numrin e krediteve për lëndë të veçanta).
· Të harmonizohet më mirë shpërndarja e mësimdhënies në kohë gjatë javës.
· Të vazhdohet puna e nisur me Universitetet perëndimore, me të cilat janë
lidhur marrëveshje dhe mundësisht, të shtohen kontaktet me universitet e tjera.
· Të shihet mundësia e aplikimit të ndonjë modeli perëndimor në plotësimin e
përmirësimin e planeve mësimore.
· Të përmirësohet bashkëpunimi me universitetet në vend, për të thithur
kontigjente të interesuara për ciklin e studimeve DND, MNP e MND në UET,
duke ekspozuar më mirë kriteret e pranimit.
· Të rriten e forcohen kontaktet me punëdhënësit brenda e jashtë vendit për të
rritur sigurinë e punësimit te studentët.
· Të shihet mundësia e aplikimit të kriterit të mesatares, mbase dhe ajo e
përdorimit të gjuhës angleze, për studentët e diplomave DND, MNP e MND.
· Të shihet mundësia e uljes së tarifës të studimeve duke vendosur raporte më
efiçiente në shpenzimet psh., reklamat publicitare, për të rritur më tej
interesimin e kontigjenteve më cilësore.
· Të rriten të ardhurat nga aktiviteti kërkimor, duke u angazhuar në tematika
që kanë interes për ekonominë e vendit tonë.
· Te synohet botimi i monografive me interes për institucione kërkimore
shkencore brenda e jashtë vendit.
· Të rritet më tej përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor.
· Të pasurohet më tej fondi i bibliotekës edhe me literaturë të huaj dhe
literaturë në shqip, kryesisht në funksion të plotësimit të nevojave të
kurikulave. Puna e nisur është inkurajuese prandaj rekomandohet vazhdimi dhe përshpejtimi i saj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr.
303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë,
VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e
akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm
të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Sociologji” me profile:
1. Politika, shoqëria dhe demokratizimi
2. Kriminologji
3. Globalizimi dhe zhvillimi
4. Komunikimi dhe sjellet politike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Komunikim Marrëdhënie Publike” me profile:
1. Studime dhe Teoritë e komunikimit
2. Marrëdhënie Publike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Marrëdhënie Publike” me profile:
1. Sektori komercial ose politik
2. Institucionale
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Shkenca Komunikimi” me profile:
1. Komunikimi dhe sjellet politike
2. Komunikimi në biznes
3. Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës
4. Teori dhe modele komunikimi
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Shkenca Politike” me profile:
1. Politikë e krahasuar
2. Teoritë politike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Shkenca Politike” me profile:
1. Sjellja dhe strategjitë politike
2. Politika publike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Shkenca Politike” me profile:
1. Globalizimi dhe zhvillimi
2. Politika, shoqëria dhe demokratizimi
3. Adminstrata dhe politikat politike
4. Komunikimi dhe sjellet politike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” me profile:
1. Organizatat ndërkombëtare
2. Studime strategjike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare - Diplomaci” me profile:
1. Çështjet e Ballkanit
2. Studime amerikane
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Marrëdhenie Ndërkombëtare” me profile:
1. Globalizimi dhe zhvillimi
2. Studime të sigurisë dhe gjeopolitikës
3. Politika, shoqëria dhe demokratizimi
4. E Drejtë europiane dhe ndërkombëtare
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Financë” me profile:
1. Financat publike
2. Qeverisja e koorporatave
3. Tregjet financiare dhe menaxhimi bankar
4. E Drejtë financiare, fiskale dhe bankare
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Banka dhe Sigurime” me profile:
1. Banka
2. Sigurime
3. Politika fiskale
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Marketing” me profile
1. Shërbime dhe turizëm
2. Inovacion dhe tregje strategjike
3. Marketing bankar e financiar
të akreditohet:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Administrim Biznesi” me profile:
1. Biznes – Marketing
2. Administrim publik
3. Ekonomi europiane
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim Biznesi” me profile:
1. Menaxhim i SME-ve
2. Menaxhimi i burimeve njerëore dhe karrierës ose institucioneve
3. Administrim publik
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Menaxhim” me profile:
1. Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës
2. Biznes dhe marketing ndërkombëtar
3. Komunikimi në biznes
4. E Drejtë ekonomike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Financë Bankë” me profile:
1. Banka dhe Tregje financiare
2. Ekonomi - Financë
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejtë Private dhe Biznesi” me profile:
1. E Drejtë Private
2. E Drejtë Biznesi
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “E Drejtë Private” me profile:
1. E Drejtë ekonomike
2. E Drejtë financiare, fiskale dhe bankare
3. E Drejtë civile
4. Qeverisja e koorporatave
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare” të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “E Drejtë Publike” me profile:
1. E Drejtë kushtetuese dhe administrative
2. E Drejtë europiane dhe ndërkombëtare
3. Kriminologji
4. E Drejtë penale
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Drejtësi” me profile;
1. E Drejtë administrative
2. E Drejtë ndërkombëtare
3. E Drejtë europiane
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Ekonomi dhe Zhvillim i
Qëndrueshëm” me profile:
1. Administrata dhe politikat publike
2. Urbanizimi, zhvillimi territorial dhe politikat mjedisore
3. Politika, shoqëria dhe demokratizimi
4. E Drejtë Ekonomike
të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.