VENDIM
Nr.13,datë 06.01.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETËDOKTORATURË NË “SHKENCAT EKONOMIKE”; DOKTORATURË NË “SHKENCAT SOCIALE”; DOKTORATURË NË “SHKENCAT JURIDIKE”TËUNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programet e studimit, doktoratë në “Shkenca ekonomike” me profile, doktoratë në “Shkenca sociale” me profile, doktoratë në “Shkenca juridike” me profile, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:
1. Doktoratë në “Shkenca ekonomike” me profile:
Finance
Menaxhim
Ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
2. Doktoratë në “Shkenca sociale” me profile:
Shkenca komunikimi
Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Sociologji-Antropologji sociale
Psikologji-Pedagogji
3. Doktoratë në “Shkenca juridike” me profile:
E drejtë publike
E drejtë ndërkombëtare
E drejtë civile
E drejtë biznesi
b) Cikli i studimit: Cikli i tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 503, datë 07.10.2011
d) Institucioni që e ofron: “Universiteti Europian i Tiranës”
e) Fakulteti përgjegjës: Shkolla Doktorale, UET
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): Së paku 3 vite akademike
g) Kredite (ECTS): 60 kredite/në vitin e parë
h) Forma e studimit: me kohë plotë/pjesshme
i) Gjuha e studimeve: Shqip/Anglisht
j) Statusi i diplomës: Vetëm nga “Universiteti Europian i Tiranës”
që përfundojnë me diplomë Doktoratë në “Shkenca ekonomike” me profile; Doktoratë në “Shkenca sociale” me profile; Doktoratë në “Shkenca juridike” me profile.
VENDOSI:
1. Programet e studimit doktoratë në “Shkenca ekonomike” me profile; doktoratë në “Shkenca sociale” me profile; doktoratë në “Shkenca juridike” me profile, i përmbushin përgjithësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoraturë si dhe kërkesat ligjore akademike në fuqi. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim përgjithësisht pozitiv
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që programet e studimit të ciklit të tretë, doktoratë në “Shkenca ekonomike”; doktoratë në “Shkenca sociale”; doktoratë në “Shkenca juridike” me profilet e mësipërme, të akreditohen.
3. Universiteti Europian i Tiranës duhet të marrë masa për të përmirësuar në vijim disa tregues si më poshtë:
a) Të shtojë stafin e brendshëm të kualifikuar në udhëheqje të studentëve të këtyre programeve për të përmirësuar raportin mesatar udhëheqës/student.
b) Të përmirësojë raportin student / udhëheqës në nivel individual për çdo pedagog.
c) Të parashikojë udhëheqje të dyfishtë me staf me titull akademik për të gjithë ato studentë që udhëhiqen nga staf akademik me PhD.
d) KA rekomandon që ky institucion të fillojë pranimet e reja vetëm kur të tregojë pranë APPAL përmirësimin e treguesve të mësipërm.
4. Të monitorohen nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend të të gjitha ndryshimeve që do të ndërmerren në zbatim të kërkesave të mësipërme.
5. Universiteti Europian i Tiranës duhet të raportojë planin e masave të marra, për përmirësimin e treguesve të mësipërm, në APPAL jo më larg se 15 Prill 2015.
6. Verifikimi i parë nga APPAL duhet të bëhet jo më larg se muaji Qershor 2015.
7. KA rekomandon që Institucioni duhet të bëjë përpjekje në vijim, për të fuqizuar dimensionin ndërkombëtar, për këto programe studimi, si përmes angazhimit real dhe të qenësishëm të stafin të huaj si dhe mundësimit të programeve të shkëmbimit e mobilitetit për studentët e këtyre programeve. Po ashtu, rekomandohet të bëhet përpjekje për përmirësimin e logjistikës dhe infrastrukturës kërkimore në funksion të këtyre programeve.
Këshilli i Akreditimit