Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 125, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNIKA LABORATORIKE DENTARE” TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

VENDIM
Nr. 125, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNIKA LABORATORIKE DENTARE” TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknika laboratorike dentare”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 673, datë 27.09.2006
d)      Vendimi i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 478, datë 16.12.2015
e)      Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 225, datë 21.07.2009
f)       Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”  
g)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Dentare
h)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
i)       Kredite (ECTS): 180 ECTS
j)       Forma e studimit: Me kohë të plotë
k)      Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
l)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1.      Programi i studimit, Bachelor në “Teknika laboratorike dentare” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë.
2.      Universiteti “Aldent”, i ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.
3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Teknika laboratorike dentare”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4.      Universiteti “Aldent”, për programin e studimit, Bachelor në “Teknika laboratorike dentare”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 
ARJAN GJONÇA  
 Kryetar