VENDIM
Nr. 123, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI" ME PROFILE: SIPËRMARRJE DHE INOVACION; PASURITË E PALUAJTSHME; MARKETING DHE STRATEGJI”, MIDISUNIVERSITETIT“POLIS” DHE IPAG BUSINESS SCHOOL, PARIS, FRANCË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji.
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 336, datë 16.08.2013*
d) Institucioni që e ofron:Universiteti “Polis” dhe IPAG Business School, Paris, Francë
e) Fakulteti përgjegjësi Universitetit “Polis”: Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 90 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të zgjatur
i) Statusi i diplomës: Diplomë e përbashkët me IPAG Business School, Paris, Francë
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i përbashkët i studimit,Master Profesionalnë "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji”” iofruar midis Universitetit “Polis” dhe IPAG Business School, Paris, Francë, ipërmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëdytë.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji””me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Universiteti “Polis”, për programin e studimit, Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji””, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar