VENDIM
Nr. 120, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE I INTEGRUAR NË “ARKITEKTURË DHE DIZAIN URBAN” TË UNIVERSITETIT “POLIS”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Master i Shkencave i integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban” me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 698, datë 11.10.2006
d) Vendimi i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 102, datë 24.04.2009
e) Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 227, datë 22.07.2009
f) Institucioni që e ofron:Universiteti “Polis”
g) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
h) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
i) Kredite (ECTS): 300 ECTS
j) Forma e studimi: Me kohë të plotë
k) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
l) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të integruar të ciklit të dytë.
2. Universiteti “Polis”, i ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.
3. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Universiteti “Polis”, për programin e studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar