VENDIM
Nr. 119, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT “POLIS”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për Universitetin “Polis”, me përbërjen si më poshtë:
1. Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
2. Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban
3. Instituti për Kërkim dhe Zhvillim (IKZH_POLIS)
VENDOSI:
1. Universiteti “Polis”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik Institucional si dhe kërkesat ligjore akademike aktuale në fuqi.
2. Universiteti “Polis”, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm Institucional dhe i programeve të studimit.
3. Universiteti “Polis”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
4. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Universiteti “Polis”, me të dhënat si më sipër, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar