REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.117,datë 18.12.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË UNIVERSITETIT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit të riorganizimitpër Universitetin “Albanian University”, Tiranë dhe Dega Berat si pjesë përbërëse e Universitetit, kërkuar me njësitë kryesore dhe emërtimet si më poshtë:
1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore;
2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara;
3. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
VENDOSI:
1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të emërtohet Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.
2. Universiteti “Albanian University”, i përmbush kriteret dhe kërkesat për riorganizimin institucional të tij me këto tre njësitë kryesore:
a. Fakulteti i Shkencave Shoqërore;
b. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike;
c. Fakulteti i Shkencave Mjekësore.
3. Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitivdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratojë riorganizimin institucional të Universitetit “Albanian University” në tre njësitë kryesore si në Pikën 2 më lart.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË