VENDIM
Nr.116/1,datë18.02.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI LIGJORE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 116, datë18.12.2015për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë Master Profesoional në “Psikologji Ligjore” të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr.235, datë18.12.2015 dhe dorëzuar në datën 21.12.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesoional në “Psikologji Ligjore” të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”, të akreditohet.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”, të riorganizojë këtë program studimi në përputhje me parashikimet e Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë Nr. 80-2015, datë 17.09.2015.
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data21.12.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Mbështetur nënenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 116, datë 18.12.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit tëdytëMaster Profesoional në “Psikologji Ligjore” të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”.
2. Vendimi Nr. 116, datë 18.12.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Shkollën e Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA
Kryetar