Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.115/1,datë18.02.2016 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

VENDIM
Nr.115/1,datë18.02.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT  TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 115, datë18.12.2015për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretëDoktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” të Universiteti Epoka””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr.235, datë18.12.2015 dhe dorëzuar në datën21.12.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit të ciklit tëtë tretë Doktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” të Universiteti Epoka””, të akreditohet me kusht.

1.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të plotësojë stafin me kohë të plotë në funksion të këtij programi studimi.

b.      Të sigurojë fonde të mjaftueshme për kërkimin në funksion të programit të studimit.

2.      Rekomandohet gjithashtu që Institucioni:

a.       Të përfshihet në kurrikulën ekzistuese studime të lidhur me Kombet e Bashkuara.

b.      Fakulteti të krijojë një revistë të specializuar në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data21.12.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Mbështetur nënenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:
1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 115, datë 18.12.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” të Universitetit“Epoka””.
2.      Vendimi Nr. 115, datë 18.12.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin “Epoka”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA   
Kryetar