Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.114/1,datë18.02.2016 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

VENDIM
Nr.114/1,datë18.02.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT  TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 114, datë18.12.2015për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Administrim Biznes” të Universiteti Epoka””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr.235, datë18.12.2015 dhe dorëzuar në datën21.12.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit të ciklit tëtë tretë Doktoratë në “Administrim Biznes” të Universiteti Epoka””, të akreditohet me kusht.

1.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të përcaktohen qartë qëllimet dhe objektivat e këtij programi në përputhje me nivelin e thelluar sipas nivelit 8 të kuadrit të Kornizës Shqiptarë të kualifikimeve dhe të riorganizohen dhe standardizohen syllabuset në përputhje me to.

b.      Të sigurohet pjesëmarrja e studentëve të doktoratës në projekte kërkimi të institucionit dhe të krijohen mundësi konkrete të integrimit të tyre me stafin akademik të Departamentit të Administrim Biznesit të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative.

c.       Të sigurohet angazhimi i një niveli më të lartë kualifikimi dhe specializimi të stafit të brendshëm për zhvillimin e metëjshëm të thelluar të këtij programi duke siguruar qëndrueshmëri më të lartë të këtij stafi dhe financimit në të njëjtën kohë.

d.      Të zbatohen procedura të ndjekjes dhe të vlerësimit të brendshëm të këtij programi dhe përparimit të studentëve të angazhuar në to duke kryer vlerësime të vazhdueshme të cilësisë dhe efektivitetit të këtij programi.

2.      Rekomandohet gjithashtu që Institucioni:

a.       Të krijojë një program më fleksibël mbi të cilin studentët të kenë mundësi zgjedhjeje.

b.      Të angazhojë staf të huaj sidomos në procesin e tutorazhit të studentëve, përfshirë vlerësimin e tezës së doktoratës.

c.       Të krijohen mundësi më të shumëllojshme nxitje dhe shpërblimi për stafin akademik duke mbështetur publikimet dhe grantet e kërkimit.

d.      Të krijojë mundësi për mobilitetin e studentëve në Institucione të huaja duke synuar drejt programeve me partneritet ndërkombëtarë.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data21.12.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Mbështetur në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:
1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 114, datë 18.12.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Administrim Biznes” të Universitetit“Epoka””.
2.      Vendimi Nr. 114, datë 18.12.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin “Epoka”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

ARJAN GJONÇA   

Kryetar