REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 111, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
d) Institucioni që e ofron: Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit Bachelornë “Infermieri” nuk i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Programi i studimi i ofruar nga ky Institucion paraqet mangësitë dhe dobësi serioze si më poshtë:
a. Rreth gjysma e personelit akademik efektiv nuk ka kualifikimin e nevojshëm për të qenëtitullar lëndësh/modulesh
b. Personeli akademik efektiv është i angazhuar në mësimdhënien e lëndëve/moduleve edhe jashtë profilit të specialitetit
c. Një pedagog është titullar i 4 ose më shumë lëndëve/moduleve
d. Prodhimi, përpunimi dhe ruajtja e dokumentacionit; dokumentacionet në dispozicion të GVJ janë prodhuar me gabime, janë të paplota dhe një pjesë e tyre të pafirmosura nga titullari i institucionit.
e. Sasia e pakët e punimeve shkencore, të cilat janë punime individuale jo të programuarainstitucionalisht dhe gjithëpërfshirëse.
f. Mungesa e rregulloreve të qarta për funksionimin e NJBSC, Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Qëndrës së Kërkimit Shkencor
g. Mungesa e një marrëveshjeje bashkëpunimi me institucione spitalore ose ambulatore përrealizimin e praktikës profesionale
3. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim negativ.
4. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelornë “Infermieri” me elementët e mësipërm, të mos akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË