Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 11 datë 30.04.2009 - Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 11 datë 30.04.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë:
· Master i Nivelit të Dytë “TEKNOLOGJI MJEDISI”
· Master i Nivelit të Dytë “MENAXHIMI I RESURSEVE DHE PËRMIRËSIMI GJENETIK I BIMËVE”
· Master i Nivelit të Dytë “KONTROLLI I INTEGRUAR I PARAZITËVE NË BIMË”
· Master i Nivelit të Dytë “HORTIKULTURË E QËNDRUESHME”
· Master i Nivelit të Dytë “SHKENCAT E PRODHIMIT SHTAZOR”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Teknologji Mjedisi”; Master i Nivelit të Dytë “Menaxhimi i Resurseve dhe Përmirësimi Gjenetik i Bimëve”; Master i Nivelit të Dytë “Kontrolli i Integruar i Parazitëve në Bimë”; Master i Nivelit të Dytë “Hortikulturë e Qëndrueshme”; Master i Nivelit të Dytë “Shkencat e Prodhimit Shtazor”, të kërkuara nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Teknologji Mjedisi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Menaxhimi i Resurseve dhe Përmirësimi Gjenetik i Bimëve”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Kontrolli Integruar i Parazitëve në Bimë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Hortikulturë e Qëndrueshme”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Shkencat e Prodhimit Shtazor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit sugjeron që, për të gjitha Programet e Studimit MND Institucioni përgjegjës të bashkëpunojë me Fakultetin e Shkencave të Natyrës (UT).
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:
· Master i Nivelit të Dytë “Teknologji Mjedisi”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Menaxhimi i Resurseve dhe Përmirësimi Gjenetik i Bimëve”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Kontrolli Integruar i Parazitëve në Bimë”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Hortikulturë e Qëndrueshme”, të hapet.
· Master i Nivelit të Dytë “Shkencat e Prodhimit Shtazor”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT