VENDIM
Nr. 11, datë 06.01.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMI DHE MENAXHIM”TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programi i studimit,Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 39, datë 01.02.2013
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali.
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 Vite/4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë plotë
i) Gjuha e studimeve: Italisht
j) Statusi i diplomës: Diplomëe përbashkët me Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali
që përfundon me diplomë të përbashkët, Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”.
VENDOSI:
1. Programi i studimit, Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” i përmbush plotësishtStandardet Shtetërore të Cilësisë për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, si dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse në fuqi. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos: të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” me elementët e mësipërm: të akreditohet.
3. Rekomandohet që Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” duhet të parashikojë rritjen e numrit të stafit akademik të brendshëm, vendas, në përbërje të departamenteve të fakultetit përgjegjës për këtë program studimi.