Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 104 datë 29.10.2010 - Universiteti “Fan S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 104 datë 29.10.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundojnë me Master në fushën e
Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) në:
1. Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Sporte”
2. Matematikë dhe Fizikë me profil minor në “Informatikë”
3. Matematikë dhe Informatikë me profil minor në “Fizikë”
4. Gjuhë-angleze me profil minor në “Sporte”
dhe Master në fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në :
5. Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Arte”
6. Filozofi-Sociologji me profil minor në “Edukim demokratik dhe komunitar”
7. Gjuhë-angleze me profil minor në “Arte”
8. Matematikë dhe Fizikë me profil minor në “Informatikë”
9. Matematikë dhe Informatikë me profil minor në “Fizikë”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Dytë
nëë fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Ulët dhe për Arsimin e Mesëm të Lartë, të
aplikuara nga Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike,
raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë-Letërsi me
profil minor në “Sporte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Matematikë dhe Fizikë
me profil minor në “Informatikë” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Matematikë dhe
Informatikë me profil minor në “Fizikë” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye
jep vlerësimin pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë-Angleze me
profil minor në “Sporte”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin negativ.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AML në Gjuhë-Letërsi me
profil minor në “Arte”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin negativ.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AML në Filozofi-Sociologji
me profil minor në “Edukim demokratik dhe komunitar”, nuk përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AML në Gjuhë-Angleze me
profil minor në “Arte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AML në Matematikë dhe
Fizikë me profil minor në “Informatikë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye jep vlerësimin negativ.
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mastëer në AML në Matematikë dhe
Informatikë me profil minor në “Fizikë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AMU në Gjuhë-Letërsi
me profil minor në “Sporte” të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AMU në Matematikë
dhe Fizikë me profil minor në “Informatikë” të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AMU në Matematikë
dhe Informatikë me profil minor në “Fizikë” të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AMU në Gjuhë-
Angleze me profil minor në “Sporte” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Gjuhë-
Angleze me profil minor në “Arte” të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Filozofi-
Sociologji me profil minor në “Edukim demokratik dhe komunitar” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Gjuhë-Letërsi
me profil minor në “Arte” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Matematikë
dhe Fizikë me profil minor në “Informatikë” të mos hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Matematikë
dhe Informatikë me profil minor në “Fizikë” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Qamil DIKA nuk ishte i pranishëm në mbledhje.