VENDIM
Nr. 10,datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER PROFESIONAL NË “SHKENCAT INFERMIERORE”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTËUNIVERSITETI “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr.424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit të parë me kusht, dhe vlerësimit të dytë për verifikimin e plotësimit të kushteve të këtij programi me elementët:
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në “Shkencat Infermierore”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron:Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër
d) Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave të Natyrës
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite/3 semestra
f) Kredite (ECTS):90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 - 60 studentë në vit akademik
që përfundon me diplomë Master Profesional në “Shkencat Infermierore”.
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Shkencat Infermierore”, nuk përmbush disa standarde që lidhen me strukturën kurrikulare, përmbajtjen e disa lëndëve mësimore, shkallën e kualifikimit të stafit akademik, si dhe nuk mbështet në një studim në lidhje me punësimin e studentëve në rang rajonal, shtuar këtu edhe faktin që edhe pas kushteve të vëna për plotësim, ky institucion nuk ka përmbushur kërkesat e lëna gjatë vlerësimit të parë.
Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Shkencat Infermierore” me elementët e mësipërm: të mos hapet.