Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Ekstra Nr. 1, datë 29.06.2015 MIRATIMIN E “MANUALIT PËR AFATET DHE PROCEDURËN E VLERËSIMIT PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË ARSIMIN E LARTË”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Ekstra Nr. 1, datë 29.06.2015
PËR
MIRATIMIN E “MANUALIT PËR AFATET DHE PROCEDURËN E VLERËSIMIT PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË ARSIMIN E LARTË”


Në mbështetje të nenit 60, pika 3 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 28.04.2011 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar,

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi projektin e “Manualit për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e Institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë”, të përgatitur nga APAAL në praninë e 7 nga 11 anëtarët e këtij Këshilli, me shumicë të cilësuar,

VENDOSI:

1.      Të miratojë “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e Institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë”.

2.      Të ngarkojë APAAL për publikimin e tij në faqen zyrtare të Institucionit,ta botojë dhe ta bëjë të njohur këtë dokument në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

3.      Ngarkohet APAAL dhe Institucionet e Arsimit të Lartë për zbatimin e tij duke filluar nga viti akademik 2015 – 2016.