VENDIM
Nr. 126, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT SPECIALIZUES AFATGJATË TË CIKLIT TË TRETË NË “STOMATOLOGJI ME DY PROFILE “KIRURGJI ORALE” DHE “ORTODONTI””, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti”
b) Cikli i studimit: Cikli i tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 299, datë 22.07.2013
d) Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Dentare
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite / 6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI
1. Programi i studimit, Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e këtij lloj programi studimi të ciklit të tretë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar