Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 388, datë 26.10.2012, Universiteti Privat "Albania University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 388, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. PSIKOLOGJI LIGJORE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:


1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji Ligjore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të krijohen hapësirat e nevojshme të bashkëpunimit me institucionet publike, që zhvillojnë aktivitete në kuadër të këtij programi studimi.
  • Të plotësohet dokumentacioni i aplikimit së bashku me CV e stafit akademik.
  • Institucioni duhet të specifikojë më gjerë kërkesat specifike të pranimit si dhe të listës së diplomave që pranohen për regjistrimin në këtë program studimi.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji Ligjore
të hapet


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT