Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL përmbyll me sukses vizitat për akreditimin e parë të tre programeve më të mëdha të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë

Në kuadër të akreditimit të parë të programeve të studimit të ofruar nga IAL-të publike, si një instrument kyç për rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, ASCAL është angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e këtij procesi. Bazuar në këtë angazhim, gjatë javëve të para të vitit, ASCAL vijoi punën për vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit Msc (PI) Mjekësi e Përgjithshme, Msc (PI) Farmaci dhe Msc (PI) Stomatologji, të ofruara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT). Në datat 9-10, 16-17, 20-21 janar 2020 u zhvilluan vizitat e ekspertëve të jashtëm të vlerësimit në UMT sipas agjendës së miratuar paraprakisht. Vizitat u realizuan me sukses nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga ekspertë ndërkombëtar të përzgjedhur nga univeritete të Mbretërisë së Bashkuar si University of Bristol, Newcastle University dhe King’s College London si dhe ekspertë vendas të fushës të asistuar nga ASCAL. Gjatë gjithë procesit të vlerësimit të jashtëm, ka patur bashkëpunim shumë të mirë me UMT i cili iu përgjigj të gjithë kërkesave të ASCAL dhe grupeve të vlerësimit brenda afateve të përcaktuara.     

4. vizite UMT