Në datat 28 - 29 Mars 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të ofruar nga Universiteti "Barleti".
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga 2 (dy) ekspertë, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit "Barleti", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.