Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit periodik institucional të Kolegjit Universitar të Biznesit

Në datat 13-14 Shtator 2021  Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit periodik të Kolegjit Universitar të Biznesit. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë, 1 i huaj dhe 1 vendas të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.

Vizitat u kryen në ambjentet e Kolegjit Universitar të Biznesit, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. 

Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19  institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të  zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.