ASCAL në kuadër të projektit "Supporting European Quality Assurance Agencies in meeting the ESG (SEQA-ESG)" - të mbështetur nga BE dhe drejtuar nga European Network for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) – në bashkëpunim me Kryeministrinë dhe MASR, në 4 nëntor 2020 organizoi një takim konsultativ në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për zbatimin e plotë të European Standards and Guidelines (ESG) në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi drejtori i ASCAL bëri një përshkrim të arsimit të lartë në Shqipëri, të sistemit të sigurimit të cilësisë, realizimin dhe hapat e proceseve të akreditimit, etj. Ekspertët ndërkombëtarë të pranishëm në këtë takim Maria Kelo (ENQA), Colin Tuck (EQAR), Jolanta Silka (AIC), dhe Cristina Ghitulica (ARACIS) prezantuan praktikat më të mira dhe mënyrën se si ata i kanë zbatuar ESG në vendet e tyre.
Në këtë takim moren pjesë përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rnisë, Bordit të Akredimit, rektorë dhe zëvëndës rektorë të universiteteve publike dhe jo-publike, përfaqësues të zyrave të sigurimit të brendshëm të cilësisë të universiteteve publike dhe jo-publike, si dhe përfaqësues të këshillave studentor.
Përfaqësues të IAL-të publike dhe jo publike e vlerësuan shumë këtë takim, duke theksuar se takime të tilla janë shumë të vlefshme dhe kanë ndikim të drejpërdrejtë në sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë si edhe në proceset e vlerësimit të jashtëm që ato realizojnë.