Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Takim informues me institucionet e arsimit të lartë, Shkurt 2018

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zhvilloi në datën 2 Shkurt 2018, takimin infomues me rektorët dhe përfaqësues të IAL, mbi analizën e procesit të vlerësimit dhe akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë.

Takimi u zhvillua në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me pjesëmarrjen e Ministres, znj. Lindita Nikolla dhe Kryetarit të Bordit të Akreditimit, z. Arjan Gjonça. I pranishëm ishte dhe Rektori i UMT, z. Arben Gjata i cili në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi ndër të tjera rëndësinë që pati ky proces për universitetin që ai drejton.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e ASCAL, znj. Dhurata Bozo, prezantoi shkurtimisht nisjen e këtij procesi, aktorët e përshirë, fazat, ecurinë që ka patur, afatet kohore dhe aktivitetet e zhvilluara në 35 IAL e përfshira, ku 13 prej tyre ishin IAL publike dhe 22 IAL private. Znj. Bozo renditi në fjalën e saj dhe disa veçati që pati ky proces, që ishte i pari që zhvillohej pë IAL publike, procedurat ishin të njëjta, ashtu si baza ligjore dhe standardet, për të gjitha institucionet e vlerësuara me ekspertë ndërkombëtarë, duke zhvilluar një proces transparent dhe duke ofruar konsulencë paraprake. Një risi ishte zhvillimi i pyetësorëve staf/studentë për herë të parë, ku janë shpërndarë mbi 4000 pyetësor për stafin, të plotësuar 54% e tyre dhe mbi 90000 pyetësor për studentët, që praktikisht janë rreth 70% e numrit të gjithë studntëve, ku të plotësuar patëm 24% pyetësor; si dhe përdorimi i sistemit AMS që lehtësoi komunikimin në distancë. Tre ishin etapat e mëdha të këtij procesi, vlerësimi i brendshëm, vlerësimi i jashtëm dhe vendimmarja për të cilën gjykimi është bërë në katër shkallë (standardet nuk përmbushen; standardet përmbushen pjesërisht, standardet përmbushen kryesisht, standardet përmushen plotësisht). Gjetjet e këtij procesi ishin që nga praktikat e mira të hasura, dobësitë e identifikuara dhe afirmimet për veprime në vazhdim.

Z. Gjonça në fjalën e tij, theksoi se ishte një proces gjithëpërfshirës, transparent, ku u përdor eksperienca më e mirë ndërkombëtare që rezultoi me një produkt shumë cilësor, vlerësimi u mbështet në analizë cilësore (dokumente/intervista) dhe sasiore (tregues të matshëm), pyetësori krijoi një bazë për Sondazhin Kombëtar Vjetor të Studentëve që do të zhvillohet në periudhën Mars-Maj. E rëndësishme ishte që i gjithë ky proces ishte jashtë vendimmarrjes politike, akreditimi ishte 100% pozitiv me një mesatare të kohëzgjatjes së akreditimit 3.9 vite. Ky proces, me gjithë anët pozitive dhe dobësitë e tij, na ndihmoi për të rishikuar pjesën e vlerësimit me standarde të njëjta për IAL me “statuse të ndryshëm”, kjo do të reflektohet Standardet e reja të Sigurimit të Cilësisë dhe natyrisht, përmirësimit të pyetësorit të sondazhit të studentëve. Një lajm tjetër i rëndësishëm është fillimi i akreditimit të programeve të studimit për IAL publike, në 6 mujorin e parë të 2018.

Në takim, fjalën e mori znj. Nikolla e cila përshëndeti dhe falenderoi pjesëmarrësit dhe aktorët e procesit, duke theksuar rëndësinë pse duhej të zhvillohej ai. Ministria infomoi gjithashtu për fillimin e një procesi të dytë të verifikimit dhe kontrolli të ligjshmërisë në institucionet e arsimit në lartë në vend, atë quhet VKL 2.

takim me institucionet e arsimit te larte