Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Reportazh mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve në Ora News

Studentët kanë nisur të plotësojnë pyetësorët përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë mbi infrastrukturën në Fakultetin e tyre dhe nivelin e stafit akademik. Të martën më 16 Prill 2019 në email-et personale të mbi 100 mijë studentëve ka mbërritur ky pyetësor, i cili realizohet në kuadër të Sondazhit Kombëtar. Përmes 100 pyetjeve ata do të japin vlerësimin e tyre lidhur me infrastrukturën, kurrikulat por edhe trupën akademike. Pyetjet janë me alternativa, ndërsa në disa prej tyre mund të zgjidhen më shumë se një opsion.

Afati për t`iu përgjigjur pyetjeve do të jetë deri më 2 maj. Mbi bazë të rezultateve ASCAL do të krijojë një raport të përgjithshëm që iu vendoset në dispozicion universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit.

Burimi Ora News

Media