Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL jep intervistë në TVSH

Drejtori i ASCAL Elvin Gjevori dha një intervistë të zgjeruar për emisionin “Auditor Arsimi” në TVSH.

Në emision u trajtua gjerësisht tema e sigurimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri, masat që po merren për përafrimin e legjislacionit dhe praktikave të punës me standardet Europiane si dhe planet për vitin 2021.Në emision mori pjese edhe Colin Tuck, drejtor i EQAR i cili diskutoi për punën e përbashkët që po zhvillohet me ASCAL për pranimin e Agjencisë si anëtare me të drejta të plota në organizmat Europiane të sigurimit të cilësisë.