Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Drejtori i ASCAL dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit japin intervistë për “Auditor Arsimi” në TVSH

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) Z. Elvin Gjevori, Kryetari i Bordit të Akreditimit Prof. Arjan Gjonça dhe anëtari i Bordit të Akreditimit Prof. Arben Merkoçi u intervistuan për procesin e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në emisionin “Auditor Arsimi” në TVSH. Ata prezantuan punën e ASCAL dhe Bordit të Akreditimit, duke shpjeguar procesin e akreditimit dhe të vendimmarrjes së Bordit si dhe parashtruan masat që janë marrë e po merren për akreditimin e programeve të studimit në IAL-të publike në Shqipëri. Gjatë emisionit u theksua që procesi i akreditimit është element thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri. Akreditimi i programeve të studimit në IAL-të publike ka potencialin që të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave të studëntëve për një arsim me cilësor.