Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Diskutohen standartet e reja te sigurimit te cilesise

Në vijim te takimit te dates 4.12.2017, Agjencia e Sigurimit te Cilesise dhe Bordi i Akreditimit, organizuan ne daten 14.12.2017,  Seminarin me teme "Diskutimi i standarteve te reja te sigurimit te cilesise". Grupi i punës vuri ne dispozicion te pjesmarresve draftin e parë të tyre i cili iu prezantua institucioneve për diskutim dhe propozime për ndryshime eventuale. Përvec prezantimit të standarteve të reja, gjatë seminarit, u ngriten grupe pune ( 4  grupe te tilla paralele te moderuar nga anetare te BA)  të cilat diskutuan në detaje përmbajtjen si dhe analizuan raste te ndryshme vleresimi dhe gjykimi. 
Ne kete takim kane marre pjese perfaqesues te IAL me eksperience ne fushen e sigurimit te cilesise. Me mjaft interes u ndoq prezantimi i anetarit te BA i cili parashtroi nje sere ceshtjesh dhe aspektesh te cilat duhet te jene pjese e standarteve te reja nisur nga problematikat dhe permiresimet e nevojshme te procesit te sapo kaluar te akreditimit institucional me QAA. Ndersa Kryetari i BA, z.Gjonca pasi falenderoi institucionet per angazhimin e treguar ne akreditimin me QAA, i ftoi ato te jene pjese e diskutimeve dhe debateve me qellim hartimin e standarteve te cilesise gjithperfshirese dhe ne funksion te rritjes se cilesise ne arsimin e larte.

ASCAL